Ndërlidhjet

Pano anti- Putin perballë Kremlinit


Grupi opozitar rus ka zbuluar një pano të madhe ku shkruhet “Putin, largohu”, në një maje të një çatie përballë Kremlinit.

Panoja me ngjyrë te verdhë dhe të zezë po ashtu shfaq fytyrën e Putinit të kryqëzuar me një X.

Policia largoi më vonë panon, dhe tha se po e heton incidentin.

Në pano ishte e vendosur logoja e lëvizjes Solidariteti.

Një lider i këtij grupi tha se panoja u vu përballë Kremlinit, sepse Putini ishte dhe mbetet njeriu kyç në Kremlin”.

“Ai është ndërtuesi dhe ideologu i sistemit politik që ka shkatërruar konkurrencën në këtë vend”, ka shkruar në blogun e tij Ilia Jashin.

Incidenti pason zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, për të cilat, opozita thotë se janë përcjellë me manipulime.
XS
SM
MD
LG