Ndërlidhjet

logo-print

Zbulohet "binjakja" e Mona Lizës


Muzeu i arteve Prado i Spanjës tha se ka zbuluar një kopje të jashtëzakonshme të Leonoardo Da Vinçit, La Gioconda-n, e pikturuar nga një nga nxënësit e tij në të njëjtën kohë kur po kryhej piktura origjinale.

Kopja ka qenë e ekspozuar më muzeun e arteve për vite, ndërkohë që ekspertët nuk kanë qenë në dijeni për rëndësinë e saj.

Një restaurim rutinor i ka çuar ekspertët që të zbulojnë sfondin e errët prapa së cilës qe shtuar më pas figura e famshme e Mona Lizës dhe se ajo ishte mbuluar me një peizash italian, ngjashëm siç ka qenë në origjinalin e Da Vinçit.

Artisti po ashtu ka përsëritur përmirësimet e Vinçit, duke i çuar ekspertët në prfundimin se ai ka kopjuar La Gioconda-n në punëtorinë e mjeshtrit, ndërsa po pikturohej origjinalja.

Piktura është e masës së njëjtë sikurse La Gioconda dhe daton nga shekulli i 16-të njëjtë sikurse origjinali. Besohet se ajo është pikturuar ose nga Andrea Salai ose Françesko Melzi, që kanë qenë nxënësit më të afërt të Da Vinçit.

Origjina e kopjes është konfirmuar nga ekspertët e muzeut të Pardos dhe të Luvrit në Paris, të cilët mbajnë pikturën origjinale.
XS
SM
MD
LG