Ndërlidhjet

Nikoliq: S'e njohim Kosovën edhe për çmim të BE-së


Presidenti i Partisë Përparimtare Serbe(SNS), Tomisllav Nikoioq ka thënë se Serbia kurrë nuk duhet ta pranojë Kosovën, madje edhe me çmimin e hyrjes në Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se në rast të dhunës ndaj serbëve në Kosovë Serbia duhet ta mobilizojë ushtrinë e vet.

“Kush jemi ne politikanët që të bëjmë një gjë të tillë. Këtë mund ta pranojë vetëm populli i Serbisë. Ai që dëshiron që t’ia ngarkojë problemet më të mëdha popullit, duhet ta pyesë atë nëse janë për këtë”, ka thënë Nikoliq për mediat serbe.

Ai ka thënë se për njohjen e Kosovës "duhet të kërkohet referendum dhe atëherë të propozohet zgjidhja".
XS
SM
MD
LG