Ndërlidhjet

Të ftohtët merr dhjetëra jetë


Evropa ka regjistruar temperaturat më të ulëta në disa dekada, çfarë kanë shkaktuar vdekjen e parakohshme të mbi 80 personave.

Në Ukrainë, numri i të vdekurve ka arritur në 43, vetëm gjatë ditëve të fundit. Autoritetet thuhet të kenë vendosur mbi 1,700 strehime të ngrohta në gjithë vendin, duke shpërndarë pije dhe ushqim. Një punëtor i Ministrisë së Emergjencave i tha agjencisë Reuters:

“Njerëzit po vijnë këtu për t’u ngrohur dhe për të ngrënë. Nuk kam të dhëna se sa njerëz kanë ardhur, por ata po vijnë gjithë kohën”.

Polonia ka raportuar për viktima të reja, që kanë çuar në 20 numrin total të të vdekurve që nga e premtja e kaluar. Shumica e tyre thuhet të kenë qenë njerëz të pastrehë. Viktima janë shënuar edhe në Serbi, Bullgari dhe Rumani.

Ndërkohë, bora e dendur ka shkaktuar vështirësi në gjithë kontinentin, nga Italia në jug deri te Turqia në lindje. Në Serbi dhe Bosnjë, helikopterët kanë evakuuar dhjetëra njerëz nga fshatrat e bllokuar.
XS
SM
MD
LG