Ndërlidhjet

Misioni luftarak në Afganistan përfundon më 2013


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka thënë se trupat e SHBA-së dhe të shteteve të tjera në Afganistan do të përfundojnë misionin e tyre luftarak në vitin 2013 dhe do të kalojnë në forca trajnimi për qeverinë afgane më 2014.

“Shpresojmë se deri në pjesën e dytë të vitit 2013 do të bëjmë tranzicionin nga roli luftarak në atë trajnues, këshillues dhe ndihmues”, u ka thënë Paneta gazetarëve.

“Kjo ishte ajo që bëmë në Irak dhe kjo do të jetë ajo që do të përpiqemi të bëjmë edhe në Afganistan”, ka shtuar shefi i mbrojtjes.

Trupat amerikane janë tërhequr nga Iraku dhjetorin e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG