Ndërlidhjet

Facebook shet aksione


Rrjeti social Facebook ka paraqitur dokumentet për shitjen e aksioneve në vlerë prej 5 miliardë dollarësh.

Analistët kanë parashikuar që Facebook-u ta ketë ofertën më të madhe të teknologjisë në historinë e SHBA-së, e cila do ta kalojë edhe Google Inc. Kjo e fundit shiti 1.9 miliardë dollarë aksione, kur u bë publike në vitin 2004.

Facebook-u thuhet të ketë ndihmuar shumë në “përhapjen e fjalës” gjatë Pranverës Arabe në Lindjen e Mesme. Ai pritet të bëjë debutimin e tij në tregjet e aksioneve në tre-katër muaj.
XS
SM
MD
LG