Ndërlidhjet

American Airlines pushon 13,000 punëtorë


American Airlines ka njoftuar se do të pushojë nga puna 13,000 persona, çfarë paraqet rreth 15 për qind të fuqisë punëtore. Me këtë hap, kompania synon të reduktojë shpenzimet për punonjësit për 20 për qind, në përpjekje për të ulur koston totale për 2 miliradë dollarë.

American Airlines, e cila bëri publik falimentimin në muajin nëntor, do të bëjë ndryshime edhe në pensionet e punonjësve.

“Do të shfrytëzojmë procesin e ristrukturimit për ndryshimet e nevojshme, në mënyrë që të përballemi me sfidat“, ka thënë drejtori ekzekutiv i kompanisë, Tomas Horton, në letrën dërguar punonjësve.
XS
SM
MD
LG