Ndërlidhjet

Lajçak takon shefin e EULEX-it


Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka pritur drejtorin menaxhues për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak.

Gjatë takimit, Lajçak mësohet të jetë informuar për "situatën aktuale dhe prioritetet e misionit evropian për këtë vit, për luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetjen për dialogun, si dhe për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në veri, në veçanti në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë".

Lajçak dje ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
XS
SM
MD
LG