Ndërlidhjet

Fundoset anija, mbi 100 të zhdukur


Më shumë se 100 pasagjerë raportohet të jenë zhdukur pas fundosjes së anijes në Papua Nju Guinea. Operacionet e kërkimit janë në zhvillim e sipër, ndërkohë që janë shpëtuar 219 persona.

Rreth 350 pasagjerë raportohet të kenë qenë në bord në kohën e incidentit. Zyrtarët thonë se është ende herët për të caktuar shkakun e fundosjes.

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, e ka përshkuar incidentin si një “tragjedi të madhe” që ka gjasë të rezultojë “me humbjen e shumë jetëve”.

Papua Nju Guinea është një shtet në Oqeani.
XS
SM
MD
LG