Ndërlidhjet

logo-print

Konvoji i Banit sulmohet me këpucë


Protestuesit palestinezë kanë hedhur këpucë dhe objekte të tjera në drejtim të konvojit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Sulmi ka ndodhur pasi Ban ka hyrë në Rripin e Gazës për të vizituar palestinezët.

Të hedhësh këpucë në drejtim të një personi, konsiderohet si shenjë e madhe e mosrespektimit në kulturën islame.

Protestuesit janë të zemëruar për atë që e shohin si dështim të botës për të ndihmuar palestinezët e burgosur në Izrael.

Vizita e Banit vjen një ditë pasi shefi i OKB-së i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahur, të lehtësojë kufizimet për Gazën, e cila është subjekt i një bllokade izraelite.
XS
SM
MD
LG