Ndërlidhjet

Ukrainë, 63 viktima nga të ftohtët


Temperaturat e ulëta vazhdojnë të marrin jetë në Evropë.

Ukraina raporton për të paktën 63 viktima nga të ftohtët. Temperaturat në këtë vend kanë arritur deri në minus 33 gradë Celsius.

Policia në Poloni thotë se nëntë persona kanë vdekur nga hipotermia qysh të mërkurën.

Viktima janë regjistruar edhe në Serbi, Rumani, Bullgari e gjetkë.

Vala e të ftohtit që ka mbytur mbi 110 njerëz në kontinentin evropian, pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.
XS
SM
MD
LG