Ndërlidhjet

Futbolli vdekjeprurës


Egjipt...
Egjipt...
Të paktën 74 presona janë vrarë dhe rreth 1,000 të tjerë janë plagosur, gjatë përleshjeve që pasuan një ndeshje futbolli në qytetin Port Said.

Disa nga të vrarët besohet të jenë zyrtarë të sigurisë.

Dhuna shpërtheu pak sekonda pasi al-Masri, ekipi i Port Saidit, arriti fitore 3-1 ndaj al-Ahlit, një nga klubet më të suksesshme të Egjiptit.

Pamjet televizive treguan tifozët që vraponin në fushë, në përpjekje për të kapur lojtarët dhe mbështetësit e al-Ahlit.

Në Kajro, tifozët e zemëruar u kanë vënë zjarrin disa pjesëve të stadiumit të qytetit, pasi zyrtarët kanë anuluar ndeshjen që pasoi trazirat në Port Said.

Federata e Futbollit të Egjiptit ka shtyrë pa afat ndeshjet e premier ligës.(v.t.)

Ndeshja në Egjipt
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:45 0:00
XS
SM
MD
LG