Ndërlidhjet

Egjipt: Tri Ditë Zie për viktimat e dhunës pas futbollit


Këshilli Ushtarak, që e udhëheq Egjiptin, i ka shpallur tri Ditë Zie kombëtare për vrasjen e së paku 74 vetëve në përleshjet ndërmjet simpatizuesve rival të futbollit në qytetin Port Said.

Ngjarja e djeshme është përshkruar si dhuna më e keqe futbollistike, që ka ndodhur ndonjëherë në Egjipt, dhe incidenti më vdekjeprurës në përmasa ndërkombëtare prej vitit 1996.

Dhuna shpërtheu pas takimit të Ligës së Egjiptit ndërmjet Al-Masrit, ekip vendës në Port Said, dhe Al-Ahly i Kajros, njëri nga ekipet më të popullarizuara në Egjipt.

Ministria e brendshme e Egjiptit ka njoftuar se është konfirmuar vdekja e 74 vetëve, përfshirë edhe një polic, ndërsa janë plagosur 248 njerëz, përfshirë edhe 14 policë.
XS
SM
MD
LG