Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Ministrat e mbrojtjes diskutojnë edhe për Kosovën


Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, në takimin dyditësh, i cili ka filluar sot, do të diskutojnë edhe për situatën në Kosovë, ku “gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të tensioneve, por gjendja momentale është e pandryshueshme”, thanë burime të aleancës në Bruksel, para takimit.

Ministrat e shteteve anëtare të NATO-s dhe të vendeve partnere në misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë, pritet të fokusohen në zhvillimet në Kosovë edhe nesër paradite.

Megjithatë, temë kryesore e takimit dyditësh, do të jenë operacionet e NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG