Ndërlidhjet

logo-print

BE: Ndihmë për reforma në Shqipëri


Bashkimi Evropian thotë se do ta ndihmoj Shqipërinë me 82 milionë euro, gjatë dy viteve të ardhshme, për projekte të infrastrukturës dhe reforma.

Në njoftimin e sotëm nga zyra e BE-së në Tiranë, thuhet se do të financohen projekte rrugore, përpunimi i ujit, përfshirja sociale e komunitetit rom, drejtësia dhe arsimi.

Në vitin 2009, Shqipëria ka konkurruar për pranim në BE, por i është thënë se së pari duhet t’i miratoj reformat për përmirësimin e procesait zgjedhor dhe për administratën publike, dhe ta luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Prej vitit 1991, Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Shqipërinë me 1.83 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG