Ndërlidhjet

Moti i ftohtë mbërthen Evropën




Moti i ftohtë po vazhdon të marrë jetën e shumë njerëzve në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shumë nga viktimat kanë qenë të pastrehë.

Ky mot, i cili ka vrarë më shumë se 110 njerëz në të gjithë Evropën, pritet të vazhdojë deri në fundjavë.

Ukraina është goditur më së shumti, me të paktën 63 vdekje që ndodhën nga të ftohtit.

Në Serbi, bora e madhe dhe temperaturat e ulëta kanë vrarë të paktën gjashtë vetë dhe kanë bllokuar rreth 11.500 të tjerë në fshatra.

Nëntë persona kanë vdekur në Poloni nga hipotermia që nga 1 shkurti, duke sjellë numrin e të vdekurve nga në 29.(g.k.)
XS
SM
MD
LG