Ndërlidhjet

Izrael: Irani ka material për katër bomba atomike


Shefi i shërbimit ushtarak të inteligjencës në Izrael, Aviv Kochavi, thotë se Irani ka material radioaktiv të mjaftueshëm për prodhimin e disa bombave atomike.

Sipas tij, Irani ka akumuluar afro 100 kilogramë material të këtillë, që mjafton për prodhimin e katër bombave bërthamore.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndërmarrë sanksione të ashpra plotësuese kundër Iranit për programin e tij atomik, duke e ndalur importin e naftës nga ky vend.

Teherani thotë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG