Ndërlidhjet

Evropë: Nga moti i ftohtë – më se 100 të vdekur


Raportohet se numri i të vdekurve nga moti tejet i ftohtë në Evropën Lindore, ka arritur në më tepër se 100 vetë.

Zyrtarët e Ukrainës sot kanë njoftuar se numri i të vdekurve nga të ftohtit gjatë kësaj jave është 63.

Shumica e të vdekurve janë njerëz pa strehë mbi kokë.

Në Serbi, zyrtarët kanë thënë se temperaturat e akullta kanë shkaktuar vdekjen e së paku gjashtë vetëve, ndërsa janë bllokuar më se 11 mijë banorë të fshatrave.

Policia e Polonisë tha se nëntë vetë kanë vdekur prej së mërkurës, kështu që numri i të vdekurve në këtë vend lidhur me motin e ftohtë arriti në 29 njerëz.

Të vdekur ka edhe në Rumani dhe Bullgari.
XS
SM
MD
LG