Ndërlidhjet

Obama: Feja më ndihmon në kryerjen e punës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se feja e krishterë dhe vlerat e fuqishme morale e kanë ndihmuar atë në kryerjen e punës së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe e kanë udhëzuar në marrjen e disa vendimeve për problemet më aktuale, përfshirë edhe ekonominë.

- Për mua si i krishterë, kjo koincidon me mësimin e Jezu Krishtit, se nga ai që i është dhënë më shumë, duhet të kërkohet më shumë. Kjo e pasqyron besimin islam, se ai që është i bekuar ka obligim t’i përdorë këto bekime për t’i ndihmuar të tjerët, ose doktrina hebraike e moderimit dhe e konsideratës për të tjerët”, tha Barak Obama.

Këto komente ai i bëri në Mëngjesin kombëtar të lutjeve në Uashington, që çdo vit i tubon së bashku liderët religjiozë nga e gjithë Amerika.
XS
SM
MD
LG