Ndërlidhjet

Bruksel: Filloi takimi i NATO-s, nesër diskutohet për Kosovën


Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë filluar sot në Bruksel takimin e tyre dyditësh, në të cilin misioni i KFOR-it në Kosovë, do të jetë njëra ndër temat e diskutimeve.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, ka thënë sot se ky takim i parë për këtë vit i ministrave të NATO-s është poashtu edhe në shërbim të përgatitjeve për samitin e Çikagos, i cili zhvillohet në fund të muajt maj.

Sipas burimeve të NATO-s për Kosovën është folur shkurtimishtë gjatë ditës së sotme, ndërsa diskutimet kryesore rreth Kosovës priten nesër në mengjes, ku tema e takimit të parë do të jetë misioni i KFOR-it.

Pos ministrave të vendeve të NATO-s në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga vendet joanëtare, të cilat kontribuojnë në misionin e KFOR-it.

Zyrtarët e NATO-s kanë pohuar se aleanca pritet të vazhdoj përkushtimin ndaj misionit në Kosovë dhe praninë ushtarake do ta përshtatë sipas situatës.
XS
SM
MD
LG