Ndërlidhjet

Hamaberg: Rritje e racizmit dhe ksenofobisë në Evropë


Komisionari për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, Tomas Hamaberg, thotë se racizmi dhe ksenofobia janë në rritje në Evropë, për shkak të krizës aktuale ekonomike.

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, zoti Hamaberg theksoi se abuzimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të tjera fundamentale në gjithë kontinentin, ende janë të pranishme, ndërsa duhet t’i kushtohet kujdes shqyrtimit të shkeljes së të drejtave në luftën kundër terrorizmit dhe duhet bërë përpjekje për zbardhjen e krimeve të pazgjidhura në ish Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG