Ndërlidhjet

Putin: Sistemi anti-raketor amerikan i drejtuar kundër Rusisë


Kryeministri rus Vlladimir Putin, që u paraqit në programin “Politikat e Ftohta” në televizionin rus, tha se sistemi anti-raketor amerikan i SHBA-ve dhe NATO-s, që po zbarkohet në Evropë “pa dyshim se ka për qëllim neutralizimin e aftësive bërthamore raketore të Rusisë”.

Putini tha se sistemi anti-raketor mund të mbulojë “territorin e maleve Ural, vendi ku forcat tona janë të vendosura”.

Putini tha se “sot nuk ka më kërcënim nga Irani ose Koreja Veriore” dhe se NATO nuk po ofron garanci të shkruara se sistemi nuk është kundër Rusisë.
XS
SM
MD
LG