Ndërlidhjet

Vriten dy protestues në Egjipt


Policia në qytetin veri-lindor të Suezit në Egjipt ka vrarë dy persona të premten në mëngjes, gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.

Protesta po mbahet pas vdekjes së 74 njerëzve në dhunën e së mërkurës që pasoi një ndeshje futbollistike.

Zyrtari shëndetësor Muhamed Lashin konfirmoi se viktimat janë vrarë me plumba.

Dhunë është regjistruar edhe në Kajro, ku policia egjiptiane ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që po marshonin drejt Ministrisë së Brendshme.

Dëshmitarët thanë se mijëra portestues brohoritnin sllogane kundër këshillit ushtarak në pushtet dhe mbushën rrugët përreth ministries.

Televizioni shtetëror tha se 628 njerëz janë lënduar në përleshjet në Kajro, shumica nga ta për shkak të thithjes së gazit lotsjellës.

Më 1 shkurt, trazirat shpërthyen në mes të tifozëve të ekipeve rivale të futbollit më qytetin Port Said.

Nga dhuna vdiqën 74 njerëz dhe u lënduan më shumë se 1 mijë të tjerë.
XS
SM
MD
LG