Ndërlidhjet

Donald Tramp mbështet Romnin


Tajkuni i patundshmërive dhe ylli televiziv Donald Tramp ka befasuar të enjten duke mbështetur ish guvernatorin e Masaçusetsit Mit Romni, kandidatin e republikanëve për president.

Në herët raportohej se ai do të mbështeste rivalin kryesor të Romnit, Njut Gingriç.

Në një konferencë për gazetarë në një nga hotelet e tij në Las Vegas, Tramp tha se “Mit është i rreptë, i zgjuar dhe i mprehtë.”

Romni dhe gruaja e tij ishin të pranishëm në konferencë.

Romni ka fituar zgjedhjet paraprake në Floridë në këtë javë dhe shihet si kandidati kryesor në mes të republikanëve që pritet të garojë kundër presidentit Barak Obama në zgjedhjet presidenciale amerikane që mbahen në nëntor.
XS
SM
MD
LG