Ndërlidhjet

Izraeli fton për aksion ushtarak ndaj Iranit


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak tha se po rritet ndërgjegjësimi ndërkombëtar se duhet të shqyrtohet një aksion ushtarak ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

“Sanksionet e miratuara së fundi janë një hap në drejtimin e duhur dhe ato duhet të shtrëngohen më shpejt, derisa të arrihet qëllimi i ndalimit të programit bërthamor të Iranit”, ka thënë Barak.

Por, ai ka thënë se liderët botërorë gjithnjë e më tepër po e kuptojnë se nëse Irani nuk ndalet nga sanksionet, atëherë duhet shqyrtuar aksioni ushstarak.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të ashpra në javët e fundit ndaj Teheranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Udhëheqësia e Iranit mohon se po përpiqet të krijojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG