Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 3 shkurtin në vite…


Erik Hodler

Erik Hodler

2009 - Erik Holder u betua si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-ve, duke u bërë i pari afrikano-amerikan që mban këtë post.

1690 - Paratë e para letër në Amerikë u lëshuan në Masaçusets.

1783 - Spanja njeh pavarësinë e Shteteve të Bashkuara.

1904 - Trupat kolumbiane përplasen me marinsët amerikanë, në Panama.

1920 - Aleatët kërkuan nga udhëheqësit gjermanë që 890 ushtarakë të dalin në gjyq për krime lufte.

1924 - Vudrou Uilson, presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuara, vdiq në Uashington në moshën 67 vjeçare.

1943 - Finlanda fillon bisedimet me Bashkimin Sovjetik.

1945 - Aleatët hedhin 3,000 ton bomba mbi Berlin.

1954 - Miliona njerëz mirëpresin Mbretëreshën Elizabetë në Sidnei, në udhëtimin e saj të parë mbretëror në Australi.

2006 - Një traget egjiptian u zhyt në Detin e Kuq gjatë motit të keq, duke vrarë më shumë se 1,000 udhëtarë.(g.k.)
XS
SM
MD
LG