Ndërlidhjet

Të ftohtët u merr jetën 101 ukrainasve


Autoritetet në Ukrainë thanë se që nga e enjtja janë regjistruar edhe 38 viktima nga të ftohtët.

Ministria e Emergjencës tha se me viktimat e reja, shifra e të vdekurve nga acari arrin në 101.

Ukraina po përjeton dimrin më të ftohtë në vite, me temperaturat që kanë rënë nën minus 33 gradë ceslius.

Në deklaratë thuhet se shumica e viktimave ishin të pastrehë.

Më shumë se 1 mijë e 200 njerëz janë hospitalizuar për shkak të hipotermisë dhe sëmundjeve tjera të shkaktuara nga të ftohtët.

Rreth 3 mijë tenda të nxehta janë ngritur përgjatë vendit për të ofruar strehim dhe për të shpërndarë ushqim dhe pije për të pastrehët.
XS
SM
MD
LG