Ndërlidhjet

Paneta hedh poshtë raportin për sulmin izraelit ndaj Iranit


Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta ka hedhur poshtë një raport të një gazete amerikane, ku thuhet se ai beson se Izraeli po planifikon sulm ushtarak- mbase që në pranverë- kundër objekteve bërthamore të Iranit.

Një koment i publikuar të enjtjen në “Uashington Post”, thekson se Paneta beson se ka “shumë të ngjarë” se Izraeli do të godasë Iranin në prill, maj ose qershor- që duket të jetë koha, kur Izraeli beson se Irani do të ketë sasi të majftueshme të uraniumit të pasuruar, për të filluar punën në ndërtimin e armës bërthamore.

Gazeta shkruan se edhe Paneta edhe presidenti Barak Obama i kanë thënë Izraelit se një sulm i tillë do të përmbyste sanksionet ekonomike dhe masat tjera joushtarake që kanë për qëllim të bëjnë presion mbi Iranin për të hequr dorë nga programi i dyshuar bërthamor i tij.

Paneta ka refuzuar që të komentojë raportin, duke thënë se SHBA ia ka shprehur “shqetësimet e saj” Izraelit.
XS
SM
MD
LG