Ndërlidhjet

Takim serbo-kroato-boshnjak mbi krimin e organizuar


Presidentët e Bosnjes, Kroacisë dhe Serbisë janë takuar në Jahorinë të Bosnjes, për të diskutuar format e luftimit të krimit të organizuar që ka pllakosur rajonin.

Zhelko Komshiq, kryesuesi aktual i presidencës trepalëshe të Bosnjes tha se bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizaur është “interes i veçantë i të tri shteteve”.

Që të tre liderët pritet të diskutojnë edhe fitimin e fondeve të BE-së për t’i përdorur në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Ata po ashtu pritet të diskutojnë ndryrshimin e procedurave kufitare me Kroacinë, pasi që ajo t‘i bashkohet bllokut evropian më 2013. Serbia dhe Bosnja po ashtu aspirojnë anëtarësimin, por ende nuk kanë marrë as statusin e kandidateve.
XS
SM
MD
LG