Ndërlidhjet

Rasmusen: Zgjidhje politike për veriun


Në takimin e minsitrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, është konfirmuar vazhdimi i pranisë ndërkombëtare ushtarake në Kosovë.

“Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar: një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe një rivendosje e plotë e lirisë së lëvizjes. Për këtë, duhet të ruajmë praninë aktuale të KFOR-it. Ne do ta reduktojmë atë vetëm nëse këtë e lejojnë rrethanat, dhe kur të vjen koha e duhur”, tha në një konferencë për gazetarë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Ai ka thënë se për veriun duhet gjetur zgjidhje politike.

“Situata aktuale në veriun e Kosovës nuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake. Për këtë arsye, i inkurajojmë edhe Beogradin edhe Prishtinën që të angazhohen në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje afatgjate”, ka thënë Rasmusen.
XS
SM
MD
LG