Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga falenderon shtetin gjerman


Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë në Mynih, ka takuar kryetaren e Kuvendit të Bavarisë, Barbara Stam, të cilën e ka falenderuar për kontributin e Gjermanisë “për lirinë, shtet-ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, për njohjen e pavarësisë, investimet e kapitalit gjerman dhe garantimin e sigurisë në Kosovë me praninë e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it”.

Presidentja Jahjaga tha se me ndihmën dhe përpjekjen e miqve të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe Gjermania si dhe të vullnetit e punës së popullit të Kosovës, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe përbën një rrëfim suksesi.

Presidentja Jahjaga tha se" Kosova ka arritur progres në zbatimin e Planit Ahtisaari dhe theksoi se si shtet i pavarur dhe sovran, Republika e Kosovës garanton zbatimin dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG