Ndërlidhjet

logo-print

Rreth 20 viktima të reja në Siri


Të paktën 19 njerëz kanë vdekur, në mesin e tyre edhe fëmijë janë vrarë të premten në rrethinën e Damaskut, kur forcat qeveritare sulmuan zonat në të cilat u mbajtën së fundi protesta anti-qeveritare.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve DPA nga aktivisti sirian Omar Idlbi.

Ndryshe, forcat siriane kanë qëlluar për vdekje një person në Hama, ndërsa shpërndan protestën e cila shënonte 30 vjetorin e masakrës së vitit 1982 të kryer nga trupat besnike të babait të presidentit Bashar Al Asad.
XS
SM
MD
LG