Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: 70 raste të reja të fëmijëve me HIV


Zyrtarët shëndetësorë në Kirgizi thanë se kanë identifikuar 70 raste të reja të infektimit të fëmijëve me virusin HIV.

Zyrtarët thanë se 10 fëmijë në rajonin Xhelal-Abad dhe 60 të tjerë në rajonin e Oshit është zbuluar se janë infektuar me virusin vdekjeprurës.

Më shumë se 110 mijë fëmijë të moshës 2-7 u janë bërë analizat, pas skandalit të bartjes së virusit nëpër spitalet rajonale.

Dhjetëra punonjës shëndetësorë në rajon akuzohen për neglizhencë në lidhje me reth 200 fëmijë, që janë infektuar aksidentalisht me virusin.
XS
SM
MD
LG