Ndërlidhjet

Rasmusen: Të ndihmohet financiarisht Afganistani


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen I ka bërë thirrje komunitetit ndërkomëbtar që të ndihmojë financiarisht armatën dhe policinë afgane pasi që ata të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë në vitin 2014.

Rasmusen bëri këto komente në takimin e ministrave të mbrojtjes të 22 vendeve anëtare si dhe të 28 vendeve tjera që po marrin pjesë në konfliktin në Afganistan.

Debati për shpenzimet për forcat afgane të sigurisë- që vlerësohet të jetë 6 miliardë dollarë në vit- vjen pasi që forcat aleate janë pajtuar të heqin dorë nga misioni luftarak në Afganistan në fillim të këtij viti.
XS
SM
MD
LG