Ndërlidhjet

logo-print

Kosova angazhohet për të drejtat e shqiptarëve të Luginës


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në një takim përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës, në përbërje të të cilit ishin: Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit.

Delegacioni i Luginës mësohet ta ketë njoftuar Tahirin për zhvillimet në fushën e realizimit të të drejtave legjitime të komunitetit shqiptar atje, duke potencuar në veçanti "sfidat dhe vështirësitë në planin politik, ekonomik dhe arsimor".

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thuhet të ketë premtuar "angazhimin maksimal të Qeverisë së Kosovës në mbështetje të të drejtave etnike të shqiptarëve".

Sa i përket dialogut në Bruksel, Tahiri ka thënë se ai ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë.

"Marrëveshjet e arritura deri tash janë me efekte pozitive edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse sigurojnë lëvizjen reciproke dhe të njerëzve dhe mallrave", ka thënë pos tjerash Tahiri.
XS
SM
MD
LG