Ndërlidhjet

logo-print

Evropë: Raportohet për 189 viktima nga acari


Numri i të vdekurve nga acari i ftohtë siberian, që e ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Lindore, ka arritur në 189 vetë.

Në Rumani një foshnje ka vdekur në një shtëpi pa nxehje, ndërsa nëntë fëmijë janë marrë në përkujdesje.

Në pjesën veriore të Sllovakisë temperatura kishte arritur në -37 gradë Celsius.

Numr më i madh i të vdekurve, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar në Ukrainë, ku vdiqën 38 vetë, kështu që numri i tërësishëm i të vdekurve nga moti i ftoftë arriti në 101.

Në Ballkan poashtu po mbretëron mot tejet i ftohtë.

Në Kosovë, gjatë ditëve të fundit, temepraturat gjatë ditës ishin kryesisht -7 gradë Celsius, ndërsa gjatë natës janë shënuar edhe temperatura prej -24 shkallë Celsius.

Në Kosovë ka edhe probleme me furnizim me ngrohje dhe me rrymë elektrike, ndërsa autoritetet kanë kërkuar kursimin e rrymës dhe që ajo të mos përdoret për nxehje.

Mot i ftohtë mbretëron edhe në Shqipëri.

Raportohet se në Bulqizë një person 63 vjeçar, mendohet se ka vdekur nga i ftohti.

Në Serbi, ku është raportuar për 6 të vdekur, është shpallur situatë emergjente në 19 komuna, ndërsa moti i ftohtë në Bosnjë Hercegovinë ka shkaktuar vdekjen e 6 vetëve.
XS
SM
MD
LG