Ndërlidhjet

Siri: Mediat shtetëtore e refuzojnë rolin e ushtrisë në dhunë


Mediat shtetërore në Siri i kanë përgënjeshtruar raportet se forcat ushtarake janë për tu fajësuar për vrasjen e më se 200 njerëzve në qytetin qendror, Homs.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se forcat qeveritare kanë vrarë së paku 217 vetë, gjatë sulmit me predha në këtë qytet, që ishte qendër e kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, gjatë dhunës gati njëvjeçare në Siri.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sana, sot për këto vrasje i ka fajësuar “grupet e armatosura terroriste” dhe ka vlerësuar se raportet për involvim të ushtrisë janë “të pavërteta”.

Kjo dhunë po ndodhë, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot përgatitet për votim për propozim rezolutën, që e dënon goditjen e qeverisë kundër protestuesve në Siri.

Rusia thotë se nuk do të pajtohet me rezolutën, dhe ka tërhequr vëretjen se do të jetë “skandaloze” nëse ajo del në votim.
XS
SM
MD
LG