Ndërlidhjet

Rusi: Protesta kundër regjimit të Vlladimir Putinit


Mijëra njerëz janë mbledhur në Moskë, ku temperaturat arrijnë edhe -20 gradë Celsius, për të kërkuar përfundimin e regjimit të kryeministrit të Rusisë, Vlladimir Putin, para zgjedhjeve presidenciale, që mbahen muajin e ardhshëm.

Policia moskovite ka raportuar se janë mbledhur afro 15 mijë njerëz.

Protesta “Për zgjedhje korrekte” filloi me një marshim nëpër qendër të Moskës.

Nga ana tjetër në një demonstratë në mbështetje të Putinin, janë mbledhur 8 mijë njerëz.

Marshi i sotëm është demonstrata e tretë e madhe, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura në fillim të dhjetorit, të cilat janë kritikuar nga protestuesit për manipulim.

Zoti Putin pritet të fitoj bindshëm në zgjedhjet presidenciale më 4 mars.
XS
SM
MD
LG