Ndërlidhjet

Klinton: Evropa, SHBA ta përmirësojnë bashkëpunimin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa ta përmirësojnë bashkëpunimin për ripërtritjen globale ekonomike dhe promovimin e demokracisë në Botën Arabe.

Duke folur në Konferencën e 48 Ndërkombëtare të Sigurisë në Munih të Gjermanisë, zonja Klinton tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet “krah për krahu” ta luftojnë tiraninë në vendet siç është Siria.

Me këtë rast ajo e ka akuzuar liderin Bashar al-Asad, për “brutalitet” ndaj popullit të tij.

Ajo, poashtu, ka bërë thirrje për unitet në çështjet ekonomike, duke thënë se të dy palët duhet ta “riforcojnë ripërtritjen e njëri-tjetrit”.

Këto komente të zyrtares së lartë amerikane shihen si përpjekje nga administrata e Shteteve të Bashkuara, për energji të re në raportet SHBA-Evropë, përkundër shkurtimeve amerikane të buxhetit, tërheqjes së trupave nga Iraku dhe Afganistani dhe fokusimi në rritje në Azi.
XS
SM
MD
LG