Ndërlidhjet

SHBA: Urdhërohet gjykatë ushtarake për rastin WikiLeaks


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar mbrëmë vonë se ushtari Bredli Mening, do të ballafaqohet me gjykatë ushtarake për akuza se e ka furnizuar faqen WikiLeaks në Internet, me më tepër se 700 mijë dokumente sekrete dhe të klasifikuara të Shteteve të Bashkuara.

Në kumtesë theksohet se komandanti ushtarak i qarkut të Uashingtonit, Majkël Linington, i ka referuar të gjitha akuzat te Gjykata e Përgjithshme Ushtarake.

I akuzuari Mening ballafaqohet me 22 pika të akuzës, përfshirë edhe ndihmë dhënë armikut.

Nëse shpallet fajtor, Mening mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG