Ndërlidhjet

Uashington: Policia e mbylli kampin e protestuesve


Policia sot e ka mbyllur kampin e fundit të madh të lëvizjes Okupimi i Wall Street-it në Shtetet e Bashkuara, që ishte vetëm disa blloqe të ndërtesave larg nga Shtëpia e Bardhë.

Afro 50 policë u paraqitën në Sheshin Mekferson dhe i morën thasët për fjetje dhe tendat, që protestuesit i kishin përdorë për të mbetur në këtë shesh gjatë natës.

Policia tha se ata po i zabtonin rregullat, që i lejojnë demonstruesit në vende të ndryshme, por e ndalojnë krijimin e kampit.

Demonstruesit thonë se policia efektivisht po i dëbon ata duke i detyruar me forcë, që t’i largojnë pajisjet për fjetje.


Okupimi në Uashington ishte më i dukshme, prej pak kampeve të mbetura në Shtetet e Bashkuara, prej muajit shtator dhe tetor të vitit të kaluar, kur filluan protestat kundër pabarazisë ekonomike dhe kundër ndikimit të bizneseve të mëdha në politikë.
XS
SM
MD
LG