Ndërlidhjet

logo-print

Protestuesit i sulmuan ambasadat e Sirisë në disa qytete


Në shtatë qytete në mbarë botën, protestuesit i kanë sulmuar këtë fundjavë ambasadat e Sirisë, pasi trupat siriane, duke përdorë artileri të rëndë, i kanë granatuar lagjet në qytetin qendror Homs, duke vrarë së paku 200 njerëz.

Protestuesit i kanë shkatërruar zyrat diplomatike të Sirisë në shumë qytete, duke filluar nga Londra e deri në Kanberra të Australisë.

Në Kajro të Egjiptit protestuesit ia kanë vënë zjarrin Ambasadës së Sirisë.

Në Athinë, 13 njerëz janë arrestuar pasi ishin përpjekur që me forcë të hynin në Ambasadën e Sirisë.

Në Berlin, 20 vetë kanë depërtuar në Ambasadë, duke i dëmtuar zyrat e saj.

Në Kuvajt, personeli i Ambasadës së Sirisë ishte lënduar në përleshjet me demonstruesit, derisa në Tripoli, protestuesit e kanë vënë flamurin e opozitës siriane në hyrje të Ambasadës.

Ka pasur protesta edhe në Tunizi. Ky vend, ka shpallur se nuk do ta njoh regjimin e Sirisë, pas asaj që është cilësuar si “masakër i përgjakshëm” në Homs.
XS
SM
MD
LG