Ndërlidhjet

Klinton: Bullgaria të mos varet nga gazi i Rusisë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur sot në Sofje, në udhëtimin që ka për qëllim ta bindë Bullgarinë, që ta ndërprejë varësinë e saj energjetike nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë thanë se zonja Klinton po promovon alternativa ndaj gazsjellësit të kontrolluar nga Rusia dhe zhvillimin e burimeve të reja të energjisë, me qëllim që të ketë një shumëllojshmëri të furnizimeve me naftë dhe gaz natyror.

Ata kanë thënë se sekretarja Klinton do t’u thotë autoriteteve bullgare se varshmëria e Evropës Lindore në energjinë e Rusisë, e bënë këtë rajon të ndjeshëm ndaj presioneve politike “jo të shëndosha” nga Moska.

Hillari Klinton arriti në Bullgari, pas pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG