Ndërlidhjet

logo-print

Jordani: Islamistët kërkojnë bojkot për Rusinë dhe Kinën


Islamistët në Jordani sot kanë kërkuar që myslimanët dhe arabët në mbarë botën, t’i bojkotojnë mallrat ruse dhe kineze, pasi këto dy vende i kanë vënë veto rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë.

Lideri i Vëllazërisë Myslimane, Hamam Said, tha se Rusia dhe Kina tregojnë se “ata po marrin pjesë në vrasjen e popullit të Sirisë”.

Duke vlerësuar se vetoja ishte sulm “kundër të gjithë arabëve dhe myslimanëve”, zoti Said tha se bojkoti do ta mbështeste “popullin e Sirisë, i cili kërkon liri dhe dinjitet”.

Njëherësh, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Tavakul Karman, gjatë fjalimit të saj të sotëm në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë, tha se të gjitha vendet duhet t’i dëbojnë ambasadorët e Sirisë dhe t’i tëprheqin diplomatët nga Damasku.
XS
SM
MD
LG