Ndërlidhjet

Egjipt: Eksplodim në gazsjellësin për tri shtete


Një eksplodim i fuqishëm e ka goditur një gazsjellës në Egjipt.

Mediat shtetërore raportuan se shpërthimi ndodhi në rajonin Masaid.

Banorët lokalë thanë se e kanë parë flakën nga qyteti i afërt, Al-Arish.

Ky gazsjellës e furnizon edhe Izraelin dhe Jordanin.

Raportohet se gazsjellësi është sulmuar së paku 12 herë, prej përmbysjes së ish presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG