Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Do të ndëshkohen vendet nga të cilat lansohet sulm


Zyrtarë të lartë iranianë thanë sot se do ta ndëshkojnë secilin vend, që do të shfrytëzohet për lansimin e ndonjë sulmi kundër Iranit.

Agjencia gjysmë zyrtare Fars raportoi se komandanti i Gardës Revolucionare, Hosein Salami, ka thënë se “secili vend, ku e kanë origjinën operacionet ofensive armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit, do të merren në shënjestër”.

Ai nuk ka elaboruar më tepër.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk e kanë përjashtuar sulmin ushtarak kundër Iranit, nëse diplomacia dështon ta zgjidhë mospajtimin lidhur me programin bërthamor iranian.

Irani thotë se programi i tij atomik është krejtësisht për qëllime paqësore, e jo për zhvillimin e armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG