Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Proces gjyqësor kundër 44 vetëve lidhur me OJQ-të


Raportohet se në Egjipt do të gjykohen së paku 44 vetë, përfshirë edhe amerikanë, lidhur me fondet për Organizatat joqeveritare (OJQ).

Më herët autoritetet kanë thënë se në proces gjyqësor do të dalin 40 vetë.

Ata janë të akuzuar për “krijimin e degëve të organizatave ndërkombëtare në Egjipt, pa licencë nga qeveria” dhe për “marrje ilegale të fondeve të jashtme”.

Dje, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka tërhequr vërejtjen se ndihma e Uashingtonit për Egjiptin do të rishqyrtohet, duke theksuar situatën pa zgjidhje lidhur me goditjen e Kajros.

Në takimin me ministrin e jashtëm të Egjiptit, Mohamed Amër, gjatë mbajtjes së Konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë, zonja Klinton tha se ajo “kishte rast që përsëri të shprehë shqetësimet e thella se çka po ndodhë me OJQ-të tona”.
XS
SM
MD
LG