Ndërlidhjet

Hoxhaj në SHBA


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Hoxhaj pritet të zhvillojë takime me diplomatë amerikanë, përfaqësues të Senatit të SHBA-së dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë të administratës amerikane.

"Më datën 8 shkurt, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të prezantohet dhe diskutohet raporti për Kosovën i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun", thuhet në kumtesën e MPJ-së kosovare.

Në këtë mbledhje, siç bën të ditur kumtesa, Hoxhaj do të kërkojë mbështetje për shpërbërjen dhe largimin e strukturave paralele serbe nga veriu i Kosovës, si "parakusht për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin".
XS
SM
MD
LG