Ndërlidhjet

Obama nuk beson në sulme ndaj Iranit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shprehur bindjen se Izraeli nuk ka vendosur nëse do ta sulmojë Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor.

Duke folur për mediat amerikane, Obama tha se SHBA-ja po punon ngushtë me shtetin izraelit për të zgjidhur krizën.

Ai përsëriti se të gjitha opsionet mbeten në tavolinë, por theksoi se Uashingtoni është në kërkim të një zgjidhjeje diplomatike.

Irani këmbëngul se aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime civile paqësore dhe jo krijimin e bombës atomike, për çfarë e akuzon Perëndimi.

Komentet e Obamës vijnë pasi komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral Husein Salami, ka paralajmëruar se Teherani do të hakmerret kundër çdo vendi që ndërmerr sulme në Republikën Islamike.
XS
SM
MD
LG