Ndërlidhjet

Athina shtyn bisedimet për borxhin


Liderët e koalicionit qeveritar në Greqi kanë ndërprerë bisedimet rreth marrëveshjes së borxhit, për t’i vazhduar sot.

Mbrëmjen e së dielës, tre udhëheqësit zhvilluan një takim pesëorësh me kryeministrin Lukas Papademos, në përpjekje për të arritur marrëveshje me inspektorët e borxhit që përfaqësojnë vendet e Eurozonës dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Zyra e Papademosit ka thënë se ata janë dakorduar mbi masat për uljen e shpenzimeve për 1.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm gjatë 2012-ës.

Por, socialisti Jorgos Papandreu, Antonis Samaras nga “Demokracia e Re” dhe djathtisti Jorgos Karacaferis kanë shprehur pikëpamje të ndryshme në “propozimet e detajizuara”.

Ministrat e Eurozonës pritej të mblidheshin sot për të finalizuar ndihmën e dytë për Greqinë, por takimi i tyre është anuluar.
XS
SM
MD
LG